Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi rinumërimin e votave në Tiranë, Alimehmeti: Ka parregullsi në masën 5 për qind

Kërkoi rinumërimin e votave në Tiranë, Alimehmeti: Ka

Ilir Alimehmeti, kandidati i koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit ka ankimuar rezultatin dhe ka kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. 

Ndonëse mori mbi 18 mijë vota preferenciale si kandidat në listën e hapur, Alimehmeti nuk ia doli të fitonte një mandat deputeti.

Përmes një shkrese dërguar KQZ-së Alimehmeti thotë se bazuar në këqyrjet, rezulton një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara në kryeqytet.

“Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor”, thuhet në kërkesën e tij.

Kërkoi rinumërimin e votave në Tiranë, Alimehmeti: Ka

Të fundit