Flash News

Ditari i Opozitës

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të

Nga Petrit Vasili

Helmimi i femijeve ne Gramsh eshte nje rast dramatik i cenimit te jetes se qytetareve, por perveç kesaj edhe prova se sistemet e kontrollit dhe inspektoriatet kane marre fund.

Ky rast kerkonte nje hetim shume intensiv ne shume plane si ate sanitar, epidemiologjik dhe te sigurise ushqimore ne teresi.

A ka pasur nje tradite te mire ne te shkuaren?

Sigurisht qe po!

Inspektoriati Sanitar Shteteror dhe vecanerisht ajo pjese qe mbulonte Higjenen Ushqimore ishte vite drite me i shpejte, deciziv dhe i afte te hetonte shpejt, ne menyre profesionale dhe me autoritet cdo ngjarje te ketij lloji.

Po keshtu Inspektoriati Epidemiologjik, i cili me shume kompetence dhe shpejtesi zbardhte rrethanat dhe risqet per situata te tilla duke vendosur standarte dhe duke minimizuar perseritjen e tyre.

Te dyja keto struktura ishin te paisura me specialiste me shume eksperience, te afte profesionalisht, me personel ndihmes te miretrainuar dhe laboratoret e duhura.

AKU aktualisht eshte nje strukture teresisht e paafte dhe super e politizuar , qe mendon vetem per propaganden e dites ne favor te partise ne pushtet, nderkohe qe situata i ka dale teresisht nga duart.

E drejtuar ne vazhdimesi nga lloj lloj personazhesh pa asnje pergatitje profesionale per sigurine ushqimore, por thjesht si besnike e militante partie AKU perfaqson sot institucionin e pasigurise ushqimore.

Situata me fundit me helmimin e femijeve ne Gramsh, qe eshte nje nga ngjarjet e pafund, qe ndodhin ne vazhdimesi, tregoi serish qe preokupacioni i vetem i AKU eshte te mbylle gojet dhe jo te hetoje, nderkohe qe te tjera ngjarje kane paraprire me pare me mishin e pules, aflatoksinat ne qumesht, akulloret me oksid etileni etj etj.

Sistemet e kontrollit te sigurise ushqimore akjtualisht ne vend qe te punojne te sinkronizuar dhe te forcojne rolin e njeri tjetrit, perkundrazi krijojne dominanca sic eshte ajo e AKU mbi te tjerat duke sjelle mos hetim dhe duke pasur prioritet mbulimin e te vertetes.

Kontrolli i sigurise ushqimore eshte shnderruar ne qerasje patronazhistesh dhe jo nje sistem ku pergjegjesite shteterore dhe profesionale duhet te jene maksimale.

Eshte mjerim i madh qe edhe tradita mjaft e mire e trasheguar, u shkaterrua nga malinjiteti e korrupsioni i qeverise rilindase.

Të fundit