Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Sytë dhe veshët janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Institucioni më i lartë juridik në vend shihet si drita në fund të tunelit për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Partitë politike deklarojnë se janë në pritje të vendimmarrjes nga Kushtetuesja lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.
Pas 24 dështimeve radhazi për t’i zgjedhur trupat e Kuvendit, në shoqërinë civile, thonë se një aktgjykim sa më i shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje mund t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.
Megjithatë, në Gjykatën Kushtetuese thonë se janë ende duke shqyrtuar lëndën, e cila është dorëzuar nga dhjetë deputetë të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së, më 12 maj.
Kuvendi edhe katër muaj pas zgjedhjeve, nuk është konstituar. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Që nga 1 maji, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që votimi i kandidates së saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të bëhet me votim të fshehtë, pasi e njëjta ka dështuar të zgjidhet në këtë pozitë me votim të hapur gjashtë herë.
Deputetja e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, Jeta Statovci, thotë për KosovaPress se votim i fshehtë për kryeparlamentarin vetëm sa do të forconte demokracinë.
Andaj sipas saj është urgjente që kushtetuesja të merr një vendim sa më shpejt.
“Disa parti politike kanë bërë një ujdi që destruktivitetin dhe pamundësimin e krijimit të institucioneve ta kenë strategji politike. Këto parti kanë marrë këto qëndrime nga lart poshtë, që do të thotë se disa persona kanë imponuar autoritetin e tyre brenda tyre dhe po u bëjnë presion deputetëve, madje edhe disa pjesëtarëve të pakicave, që të mos ndjekin vullnetin e tyre të lirë si deputetë, por t’i nënshtrohen strategjisë së tyre destruktive. Për të dalë nga kjo situatë, votimi i fshehtë do të forconte demokracinë e Parlamentit dhe lirinë e deputetit”, shprehet ajo në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Statovci thekon se është e rëndësishme që sa më parë të kemi një sqarim nga Kushtetuesja për këtë situatë, për të ecur përpara pas refuzimit për bashkëpunim që ka sjellë bllokadë.
“Kuvendi ka 120 deputetë dhe ata duhet t’u japin llogari vetëm votuesve dhe Kushtetutës, jo inateve të liderëve dhe grupeve të ngushta të interesit”, thotë ajo.
Optimist se Gjykata Kushtetuese mund t’i japë drejtim bllokadës në Kuvend, është edhe deputeti PDK-së, Ferat Shala, i cili shton se si parti do ta respektojnë çdo vendim që do të marrë ajo.
“Presim që Gjykata Kushtetuese, në një afat optimal, të sqarojë të gjitha çështjet që kemi ngritur në kërkesën e dërguar si subjekte politike. Do të dëshironim që Gjykata Kushtetuese – dhe besoj se do të ndodhë – të japë një orientim të qartë dhe të plotë për shkeljet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në seancat e përsëritura të Kuvendit të Kosovës. Në çfarëdo rrethane, ne si PDK dhe si deputetë nuk i kemi kontestuar dhe nuk i kontestojmë vendimet e Gjykatës”, thekson Shala.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur për KosovaPress, se është në proces shqyrtimi të kërkesës së AAK-së.
“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik. Përkitazi me kërkesën e lartcekur, Gjykata, brenda afatit të përcaktuar, ka pranuar komente nga: (i) parashtruesit e kërkesës; (ii) Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës; dhe (iii) Saranda Bogujevci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në një përgjigje me shkrim të sekretarit të përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.
Në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) shprehen skeptikë për një vendim të shpejtë të Gjykatës në lidhje me situatën në Kuvend.
Hulumtuesi Vullnet Bugaqku thotë se, për marrjen e një vendimi, Gjykata ka afat 60 ditë nga momenti i dorëzimit të kërkesës dhe se, përveç komenteve, ajo pritet të trajtojë edhe vlerësimin e Komisionit të Venecias.
“Gjykata Kushtetuese, në momentin që pranon kërkesën në fjalë, sipas Rregullores së Punës, ka afat që brenda gjashtëdhjetë ditësh të japë një aktgjykim mbi rastin në fjalë. Meqenëse deri tani kanë kaluar më shumë se dy javë nga dorëzimi i kërkesës, nuk pres që gjykata brenda një afati shumë të shpejtë të nxjerrë vendimin. Proceduralisht, përveç pranimit të komenteve, Gjykata do të shqyrtojë dhe trajtojë edhe vlerësimet e Komisionit të Venecias. Besoj se do të kërkojnë opinionin nga ky Komision për çështjen e procedurës së votimit të fshehtë gjatë një seance konstituive. Gjykata mund të konsultojë dhe shqyrtojë praktikat parlamentare të shteteve të Bashkimit Evropian dhe mund të marrë për bazë edhe vendime të ngjashme të Gjykatave Kushtetuese të tjera, thotë ai.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet 24 herë me radhë, ndërsa aktualisht ngërçi ka mbetur te formimi i Komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit./KP/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38