Flash News

Bota

Një spital përfshihet nga flakët në Hamburg të Gjermanisë, humbin jetën tre pacientë

Një spital përfshihet nga flakët në Hamburg të

Tre pacientë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri në një spital në qytetin e Hamburgut, në Gjermani.

Zjarri shpërtheu në një dhomë në repartin geriatrik të Marienkrankenhaus herët të dielën. 

Skynews raporton se zjarri nisi në katin përdhes dhe u përhap në katin sipër, me tymin që preku pjesën më të madhe të ndërtesës katërkatëshe. 

Zjarrfikësit u njoftuan menjëherë pas mesnatës.

Ata thanë se gjetën disa pacientë që kërkonin ndihmë nga dritaret dhe disa njerëz u shpëtuan duke përdorur shkallë.

Tre të rritur vdiqën dhe më shumë se 30 u plagosën në zjarr, tha agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Një nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën, ndërsa 18 te tjere kanë lëndime serioze dhe 15 kanë lëndime të lehta, shtoi agjencia.

 

Të fundit