Flash News

E-TJERA

Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia

Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë,
Alarmi për një bombë të vendosur në parkingun e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, në zemër të Tiranës, ka rezultuar i rremë. Pas disa orësh kontrollesh të imtësishme nga Policia e Shtetit dhe forcat xheniere, autoritetet kanë konfirmuar se nuk është konstatuar asnjë objekt i dyshimtë apo material i jashtëligjshëm në zonën e sinjalizuar.

“Në vijim të informacionit paraprak për një telefonatë ku pretendohej se ishte vendosur një sasi eksplozivi në parkimin e një hoteli në rrugën ‘Abdi Toptani’, ju informojmë se gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Të fundit