Flash News

Ditari i Opozitës

Nesho: Regjimi autokratik i Ramës nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira

Nesho: Regjimi autokratik i Ramës nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve

Ish-diplomati Agim Nesho deklaroi se vendi ndodhet përballë një krize të thellë demokratike, ku regjimi i Edi Ramës, ka shkatërruar parimet bazë të zgjedhjeve të lira dhe ka uzurpuar institucionet përmes autokracisë dhe korrupsionit.

I ftuar në Syri TV, ai tha se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri teknike që të garantojë kushte reale për zgjedhje të ndershme dhe konkurruese, në mënyrë që qytetarët të mund të votojnë të lirë dhe të legjitimojnë institucionet përfaqësuese.

"Kjo është një betejë që do të vazhdojë. Partia Demokratike e ka nisur këtë luftë që në fillimet e saj, jo vetëm me dyshime, por me fakte konkrete që tregojnë se regjimi i Edi Ramës, një regjim autokratik, nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ky regjim ka abuzuar me pushtetin dhe nuk mund ta lërë atë pa u përballur me drejtësinë përpara popullit të vet.

Duhet përmendur se ka pasur edhe më parë aktivitete dhe rezoluta të hartuara, përfshirë edhe ato nga partitë konservatore dhe Partia Popullore Evropiane (PPE), të cilat kanë sensibilizuar opinionin publik. Megjithatë, asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë nuk e kishte parashikuar një masakër zgjedhore të këtyre përmasave, si ajo që ndodhi në Shqipëri. Kjo ndodhi për shkak të pasigurisë së Ramës, pasi ishte e qartë se në vend po frynte një erë ndryshimi, të cilën populli e shprehte hapur në takime e mitingje, me një përkrahje dukshëm më të madhe krahasuar me palën në pushtet.

Rëndësi kanë jo vetëm faktet e paraqitura deri më tani – të cilat tashmë njihen edhe nga raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë – por edhe shumë të tjera që janë vërejtur, por nuk janë përpunuar ende, pasi po plotësohen me prova shtesë të mbledhura nga opozita dhe qytetarët që nuk e pranojnë këtë realitet. Ata, pavarësisht se ndihen të fyer, të frustruar dhe në shumë raste të detyruar të largohen nga vendi, po ndiejnë fillimin e një ere diktature në Shqipëri", tha Nesho. 

Të fundit