Flash News

Bota

Tragjedi në Gjermani, avion i vogël përplaset në një kompleks banimi, dy të vdekur

Tragjedi në Gjermani, avion i vogël përplaset në një

Një aksident ajror ka tronditur sot rajonin e North Rhine-Westphalia në Gjermani, ku një avion i vogël është rrëzuar mbi një kompleks banesash, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.


Ngjarja ndodhi mesditën e sotme dhe sipas raportimeve të gazetës lokale Rheinische Post, avioni ka goditur fillimisht fasadën e një ndërtese banimi, për t’u përplasur më pas në oborrin e kompleksit, i cili shpërtheu në flakë menjëherë pas përplasjes.


Ndër viktimat është edhe piloti i avionit, i cili kishte planifikuar një ulje në aeroportin e afërt të Mönchengladbach, por kishte raportuar më herët probleme me motorin. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik nga autoritetet.


Në vendngjarje janë angazhuar dhjetëra efektivë të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës, ndërsa hetimet për shkaqet e plota të rrëzimit janë në vijim.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme të konsiderueshme materiale dhe panik mes banorëve të zonës, ndërkohë që autoritetet kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.

Të fundit