Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon ankimet e 4 kandidatëve që kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës

KAS rrëzon ankimet e 4 kandidatëve që kërkuan rinumërim

KAS ka rrëzuar ankimet e 4 kandidatëve që kërkuan rinumërim të votave preferenciale në Tiranë dhe Durrës.

Bëhet fjale për kandidatët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, Lisandër Hoxha, Lindita Metaliaj dhe Aulon Kalaja.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi se ata nuk legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre në listë të hapur.

Vendimi u mor 4 me 1 në KAS, ku vetëm përfaqësuesi Ilir Rusmali votoi pro që kandidatët individualë të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.

Ndërkohë, përfaqësuesit Bele e Lako nga PS dhe Braho e Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Vendimi vjen pas kërkesave zyrtare të dorëzuara nga 4 kandidatët për rinumërim të votave preferenciale.

Të fundit