Flash News

Kosova

Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan

Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, pjesë e programit 2025 Balkan Forward Fellows, si dhe anëtarë të Atlantic Council, të organizuar nga think-tank i njohur The Atlantic Council.

Në takim, Kurti ka theksuar marrëdhënien e veçantë të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është forcuar ndër vite përmes mbështetjes dypartiake në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë bisedës, u diskutua rrugëtimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe reformat përkatëse, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dhe procesi i dialogut me Serbinë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë të fundit, kryeministri ritheksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. 


Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Të fundit