Flash News

E-TJERA

Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta

Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura

Meteorologët parashikojnë fundjavë të ngrohtë dhe me diell.

“E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm motin në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë në ndikimin e motit të kthjellët, vranësira kalimtare, nuk pritet që të ketë reshje as në zonat malore”, tha Lajda Porja.

Temperaturat do të jenë tipike vere, pasi termometri pritet të ngjitet në 30 gradë Celsius.

“Të shtunën mbetemi me temperatura 30 gradë dhe ditën e dielë 31 gradë dhe lehtësisht mbi 31 gradë do të kenë disa zona në Ultësirën Perëndimore. E shtuna dhe e diela do të dobësojë ndjeshëm intensitetin e erës. Kështu që do të jetë një fundjavë, le të themi, mjaft e favorshme për të gjithë ata që duan të pushojnë apo të vizitojnë bregdetin”, tha Lajda Porja.

Të fundit