Flash News

E-TJERA

Porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, Apeli i Posaçëm lë në burg për Florenc Çapjan

Porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, Apeli i Posaçëm lë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan. Ky i fundit u ekstradua nga Dubai me dyshimin se është përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e "sigurimit të kushteve për vrasje"  në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Të fundit