Flash News

E-TJERA

11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së

11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur Partisë Demokratike pas dyshimeve për aplikimin e skemës së njohur si 'treni bullgar' në fshatin Pekisht në bashkinë Peqin.

Në përgjigjen për përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nurin, komisioneri ka deklaruar se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit.

“Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin, Qarku Elbasan, më datë 22.05.2025”, ju bëjmë me dije sa më poshtë:

Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga kryekomisioneri Celibashi. 

Kujtojmë se Partia Demokratike hodhi akuza se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, u gjetën materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, që janë përdorur për blerjen e votave.

Sipas kreut të PD Sali Berisha, fletëvotimet dhe paratë e gjetura nga deputeti i zgedhur i Elbasanit, Blendi Himçi, u përdorën për aplikimin e “treni bullgar” në fshatin Pekisht.

Të fundit