Flash News

E-TJERA

Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet malazeze pasi dyshohet se ka plagosur mbrëmë një bashkëatdhetar të tij pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. I riu u identifikua me inicialet E.B dhe u arrestua në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci.

Bgjarja është regjistruar si tentativë vrasjeje dhe ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K. Policia bllokoi zonat e menjëhershme dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare.

Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë. Thuhet se policia në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blazov dhe Viseci”.

“Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale.

 

Të fundit