Flash News

E-TJERA

Vijon skandali me sigurinë ushqimore, të gjitha mostrat e vezëve në Elbasan rezultojnë me salmonelë

Vijon skandali me sigurinë ushqimore, të gjitha mostrat e vezëve

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), publikoi rezultatet zyrtare për analizat mikrobiologjike të kryera mbi 5 kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), rajoni Elbasan.

Të gjitha kampionet kanë rezultuar pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

“Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

Bazuar në këtë situatë, Urdhri i veterinerit rekomandon veprim të menjëhershëm për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.

Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara dhe të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.

Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.

Resuli thotë se përgjegjësia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit", tha Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli.

Disa ditë më parë dhjetëra fëmijë në një kopësht në qytetin e Gramshit u kontaminuar ne salmonelë, teksa e gjithë popullata e vendit ka qenë e ndaj salmonelës nga rastet e shumta të evidentuara këtë vit tek produktet e mishit të pulës dhe derrit./ Monitor

Të fundit