Flash News

E-TJERA

Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë


Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku dy të rinj shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të rëndë mes dy kamionëve. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rajonin e Tirolit Jugor, ku sipas mediave italiane, viktimat ishin të moshës 19 dhe 20 vjeç dhe punonin për një kompani ndërtimi në këtë zonë.

Njëri nga viktimat dyshohet të jetë Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani, identiteti i të cilit është konfirmuar nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit vullnetarë, ekipi mjekësor i Kryqit të Bardhë dhe policia rrugore. Megjithatë, përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë të rinjve kanë qenë të pamjaftueshme, pasi plagët e marra kanë rezultuar fatale për të dy.

Një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve në fillim të rrugës së jetës së tyre. Ndërkohë, komuniteti shqiptar në Itali dhe në Kosovë është tronditur nga lajmi i dhimbshëm, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Të fundit