Flash News

E-TJERA

Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'

Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e

Drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka komentuar rezultatin e votimeve në qarkun e Fierit, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka marrë 92% të votave të diasporës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli e ka krahasuar këtë rezultat me ato të regjimeve autokratike në botë, duke përmendur liderë si Vladimir Putin në Rusi (87%), Aleksandër Lukashenko në Bjellorusi (80%), Bashar Al-Asad në Siri (95%) dhe Kim Jong-un në Korenë e Veriut (100%).

Ajo ka nënvizuar me ironi se “Shqipëria zyrtarisht është futur në klubin e autokratëve të planetit, ku rezultati i votës është i njohur para se të mbërrijë zarfi”.

Topalli e ka cilësuar procesin si farsë zgjedhore dhe më të rëndën në tre dekadat e fundit, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si është administruar vota e emigrantëve.

Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e

Postimi i plotë:

Rezultati në Fier – 92% për pushtetin… nga diaspora!

Le të krahasojmë me disa prej “kampionëve të demokracisë” në botë:

* Putin (Rusi) – 87% në zgjedhjet e fundit

* Lukashenko (Bjellorusi) – 80%

* Asad (Siri) – 95%

* Kim Jong-un (Koreja e Veriut) – 100% (me një votë “jo”)

* Edi Rama në Fier – 92% nga diaspora

Shqipëria zyrtarisht është futur në klubin e autokratëve të planetit, ku rezultati i votës është i njohur para se të mbërrijë zarfi.

Kjo eshte farsa zgjedhore me brutale ne 3 dekada.

Të fundit