Flash News

E-TJERA

1000 fidanë kan*bisi në Libofshë të Fierit, arrestohet kultivuesi

1000 fidanë kan*bisi në Libofshë të Fierit, arrestohet

Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit. Policia ka ndërhyrë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, ku fidanët ishin mbjellë dhe po kultivoheshin në mënyrë të fshehtë. 

Në përfundim të veprimeve hetimore është arrestuar autori i dyshuar, Aristir Marini. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se ishte përgjegjës për kultivimin e fidanëve.

“Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Kontrollet vijojnë“, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë  Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit