Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha për tritolin në burgun e Fushë Krujës: Nuk ishte një ngjarje e sofistikuar

Artan Hoxha për tritolin në burgun e Fushë Krujës: Nuk ishte

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në një intervistë për MCN shpërthimin me tritol pranë burgut të Fushë Krujës, duke e cilësuar atë si një ngjarje të pasofistikuar dhe më shumë simbolike se sa efektive. Sipas tij, ngjarja nuk ka prodhuar dëme të mëdha dhe nëse do të ishte planifikuar me profesionalizëm, lënda plasëse do të ishte izoluar dhe mund të ishte hedhur me dron.

“Duke mos qenë e sofistikuar, të çon te mendimi se nuk është gjë e madhe. E kanë hedhur te gjeneratori, por pa izolim nuk ka efekt të madh. Vetëm zhurmë. Nëse do ishte e izoluar, do kishte një shpërthim të fuqishëm. Në këtë rast, efekti ishte minimal. Tritoli është çuar në këmbë, por nëse do të kishim të bënim me një organizim të mirëfilltë, do ishte përdorur një dron për ta lënë mbi gjenerator”, deklaroi Hoxha.

Ai shtoi se pavarësisht natyrës së ngjarjes, duhet marrë seriozisht për shkak të mesazhit që mund të përcjellë ndaj grupeve të tjera kriminale.

Në vijim, Hoxha foli edhe për bastisjet e fundit në burgje, veçanërisht në atë të Durrësit. Sipas tij, kontrollet janë kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kanë ardhur pa paralajmërim për të shmangur rrjedhjen e informacionit.

“Bastisjet u bënë papritmas nga Drejtoria e Përgjithshme, pa njoftuar stafet e brendshme të burgjeve, sepse ata kanë rrjete dhe mund ta marrin vesh. Janë zhvilluar në disa burgje, jo vetëm në Durrës. Qëllimi ishte të hiqeshin telefonat. Pas zgjedhjeve, telefonat janë prova më e fortë që duhen eliminuar,” u shpreh gazetari.

Të fundit