Flash News

E-TJERA

Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia

Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në
Një alarm për bombë ka shkaktuar panik mbrëmjen e sotme në një hotel në rrugën “Abdi Toptani”, në qendër të Tiranës. Policia ka reaguar menjëherë duke rrethuar zonën dhe evakuuar stafin dhe klientët e hotelit, ndërsa forcat xheniere janë thirrur për të bërë kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 19:35, një punonjëse e stafit të hotelit ka lajmëruar sallën operative, duke pretenduar se është kontaktuar nga një person i panjohur, i cili e ka informuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkingun e hotelit.

“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të pranishëm në hotel. Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer kontrollin dhe verifikimet e nevojshme,” – thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Të fundit