Flash News

E-TJERA

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Shkak u bënë vezët e kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, AKU: Shkak u bënë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh kanë rezultuar të kontaminuara me salmonelë.

Kjo solli që nga 79 persona të testuar, 17 rezultuan pozitivë, përfshirë 16 fëmijë dhe psikologen e kopshtit.

Sipas AKU-së, aktualisht 6 fëmijë trajtohen në shtëpi dhe ndodhen në gjendje të mirë.

AKU ka pezulluar aktivitetin e kopshtit deri në përfundimin e dezinfektimit dhe analizave. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të infektimit.

Të fundit