Flash News

E-TJERA

"Pse nuk ndodhi para fushatës?", Halimi: Operacioni “Ura”, sfidë e pa fituar nga SPAK

"Pse nuk ndodhi para fushatës?", Halimi: Operacioni

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi e konsideroi si sfidë për SPAK-un goditjen e kontratës së politikës me krimit. Duke folur në MCN, Halimi theksoi se SPAK-u ende s’e ka fituar sfidën me këtë kontratë. Sipas tij SPAK-u ka qenë korrekt me ligjin, por kjo s’mjafton, pasi duhet një drejtësi efikase. Ai ngriti pyetjen pse nuk ndodhi operacioni “Ura” para fushatës apo gjatë saj.

Goditja e krimit të organizuar dhe goditja e grupeve kriminale është një veprim për t’u përshëndetur dhe përgëzuar. Komenti për operacionin ura është përgëzues, por ngrihen pikëpyetje për kohën që u realizua dhe për faktin që s’pati sukses të plotë, pasi një pjesë e drejtuesve s’u arrestuan. Për herë  të parë  SPAK kishte një sfidë për të goditur kontratën mes krimit dhe politikës që dëmton rëndë shtetin ligjor, demokracinë. Dëmton në radhë të pare zgjedhjet dhe vullnetin e zgjedhësve. Ti krimineli me para më ndihmon mua për të marrë pushtetin, dhe unë ty të jap leje ndërtimi për hotele, të shpall investitor strategjik, të japë tendera.

Kjo kontratë e tmerrshme e politikës me krimin dëmton rëndë vullnetin e zgjedhjeve. Është vrastare për ekonominë. Kur qeveria i jep dikujt statusin investitor statregjik, ka zero taksa, dhe s’ka konkurrencë të ndershme me një biznesmen tjetër, që duhet të marrë kredi në bankë. Sfida e SPAK me këtë kontratë s’është fituar ende. SPAK-u është korrekt me ligjin, sepse e ka kërkuar arrestimin e personave të organizatës më 19 mars. SPAK-u është korrekt me ligjin, por ama a mjafton?! Nuk mjafton sepse drejtësia duhet të jetë efikase. Sa zgjati zbardhja e vendimit?! Nuk është shkelur ligji, por s’mjafton që drejtësia të jetë korrekte, duhet të jetë efikase. Pse nuk ndodhi para fushatës, gjatë fushatës, apo para datës së zgjedhjeve?!”

Të fundit