Flash News

E-TJERA

KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër

KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në qarkun e Dibrës.

PD pretendon se procesi zgjedhor në këtë qark është shoqëruar me një sërë shkeljesh të rënda, që nga përfshirja e administratës publike dhe përdorimi i patronazhistëve, deri te blerja e votës dhe intimidimi i votuesve.

Në ankimimin e dorëzuar në KQZ, përfaqësuesit e opozitës evidentojnë praninë e drejtorëve të institucioneve shtetërore në qendrat e votimit, të cilët akuzohen për ushtrim presioni ndaj qytetarëve në favor të Partisë Socialiste.

Po ashtu, PD thekson se në të katërta bashkitë e qarkut – Dibër, Bulqizë, Klos dhe Mat – është vërejtur një sistem i mirëorganizuar i ndikimit politik, që ka ndikuar mbi vullnetin e lirë të zgjedhësve.

Të fundit