Flash News

OPINEWS

Një parti që gjithmonë ka menduar për Shqipërinë…

Një parti që gjithmonë ka menduar për

Nga Lutfi Dervishi 

Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, Shqipëria do të kishte marrë dhenë prej kohësh. Një parti që gjithmonë ka menduar thellë, shumë thellë… ndoshta më thellë se duhet.

Më 1992 ishte e vetmja parti që shprehte rezerva për faktin që Shqipëria ishte vendi i parë i Lindjes që po nënshkruante marrëveshje me NATO-N.

Me 1995 kjo parti mendonte se “molla ende nuk ishte pjekur” për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

Në 2006, kur Shqipëria firmoste marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, deputetët e saj i ranë bilbilave në Parlament.

Në 2009, NATO për ta nuk ishte Aleanca Atlantike, por thjesht “NATA”.

Në 2010, kjo parti ishte kundër liberalizimit të vizave. Pse? Sepse sipas tyre, 1 milion shqiptarë do të iknin menjëherë në Europë! Dhe pastaj, kush do votonte?

Në 2012, kjo parti nuk i votonte tre ligje që i duheshin Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për BE. Jo për inat të BE-së, por sepse kishin hallin e madh të “kryetarit të qarkut të Fierit”. Qarku, e dini vetë, është epiqendra e gjeopolitikës globale.

Shqipëria ka patur gjithmonë një parti që sa herë ka qenë në opozitë ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar !

Dhe pikërisht kjo parti na premton jo standarte, as vlera, as jetesë, as arsim, as shëndetësi, as paga e pensione si të BE, por vetëm pasaportë me 12 yje!

Të fundit