Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
6 mln dollarë për lobim, gazetari zbardh detajet e kontratës së PD: Më e madhja ndonjëherë!

Gazetari Klodian Tomorri zbardhi detaje nga kontrata e lobimit që Partia Demokratike ka nënshkruar me kompaninë amerikane "Continental Strategy" përmes fondacionit "Make Albania Great Again".
Ai tha në MCN se marrëveshja, e lidhur edhe me njerëz pranë Presidentit Trump, parashikon një pagesë mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë dyvjeçare, duke synuar krijimin e aksesit të PD-së në nivelet më të larta të pushtetit në Uashington dhe në Shtëpinë e Bardhë. Parapagimi fillestar prej 750 mijë dollarësh është kryer, ndërkohë që kontrata lejon ndërprerjen pas tre muajsh.
Në kuadër të shërbimeve të ofruara, kompania e lobimit ka mundësuar një kontakt të drejtpërdrejtë me Dan Holler, shefin e kabinetit të senatorit Marco Rubio, i cili ka ndikim në politikën e jashtme amerikane.
Tomorri thekson se nëse marrëveshja do të përmbushet plotësisht, ajo do të arrijë vlerën rekord prej 6 milionë dollarësh, duke e bërë atë kontratën më të madhe të këtij lloji të lidhur ndonjëherë nga një parti shqiptare me SHBA.
“Letërkëmbim, po themi, mes kompanisë Kontinental Strategjik dhe Zotit Nuredin Seci, i cili aty del si përfaqësues i një fondacioni shqiptar Make Albania Great Again dhe më pas është firmosur në datën katër prill, edhe nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, zoti Flamur Noka. Kontrata është e tillë, Partia Demokratike në rolin e klientit ka kontaktuar përmes atij që i thotë Fondacioni Make Albania Great Again, një fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi të quajtur Kontinental Strategji, e cila është apo zotërohet nga njerëz që janë shumë afër Presidentit Trump kundrejt një pagese mujore prej dyqind e pesëdhjetë mijë dollarësh, me qëllim që kompania të lobojë pranë pranë qeverisë amerikane dhe pranë kongresit amerikan në emër të partisë dhe për llogari të Partisë Demokratike.
Në aspektin financiar, afati i kontratës është dyvjeçar, por brenda kontratës ka një klauzolë, e cila thotë se në rast se nga njëra nga palët dëshiron, mund ta ndërpresë kontratën pas tre muajsh, pra paguan tre muajt e parë, paguan që në momentin e nënshkrimit të kontratës, pra shtatëqind e pesëdhjetë mijë dollarë janë paguar nga Partia Demokratike ndërkohë nëse Partia Demokratike do ta ndërpresë kontratën mbas tre muajsh, nga momenti i nënshkrimit të saj, njofton pas gjashtëdhjetë ditësh, kompaninë që unë dhe kontratë ndërpritet, ndërpritet me tre muaj dhe mbetet kjo është shumë e paguar.
Sigurisht që kjo është një kontratë përmes të cilës Partia Demokratike kërkon akses në Uashington, në majën e pushtetit të shtetit amerikan, në majën e hierarkisë së shtetit amerikan.
Në qeverinë amerikane dhe në shtëpinë e bardhë, për shkak se kjo kompani që lobon do të lobojë në këtë rast është e lidhur me presidentin Trump. Të gjithë ata njerëz janë pjesë e rrethit të ngushtë të Donald Trampit. Është avokati i tij, është vajza e shefes së tij të fushatës dhe tani është shefe e kabinetit të vet dhe ish shefi i shtabit të sekretarit të shtetit pra Marko Rubin, po dhe një nga shërbimet e para sipas kontratës që kompania e lobimit ka ofruar është për llogarinë e Partisë Demokratike.
Ka qenë krijimi i një kontakti telefonik me Dan Holler, i cili është sekretari apo shefi i kabinetit të sekretarit Rubio, pra kontakti i parë ka qenë me sekretarin e Departamentit të Shtetit i cili, sigurisht, është njeriu që ndjek politikën e jashtme në qeverinë amerikane.
Kjo është përmbledhtas thelbi i kontratës dhe sigurisht që këto janë kontrata të cilat, kjo nuk është kontrata e parë që bëhet nga një parti politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, potencialisht është më e madhja e bërë ndonjëherë.
Sepse nëse do të ezaurohej për të gjithë afatin e vet dyvjeçar, sigurisht që do të ishte një shumë prej gjashtë milionë dollarësh, që është që e bën atë praktikisht kontratën më të madhe.
Por ne nuk mund ta themi dot këtë, që do të jetë 100% e realizuar, që do të jetë gjashtë milionë me 100%, sepse ka kohë realizimi të dy vjet.
Koha e realizimit është dy vjet, por gjithmonë është instrumenti i ndërprerjes para kohës nga secila palë me vullnetin e tyre.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38