Flash News

E-TJERA

Dita nis me kthjellime, por pasditja pritet me reshje/ Parashikimi i motit për sot

Dita nis me kthjellime, por pasditja pritet me reshje/ Parashikimi i motit

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa në zonat veriore dhe verilindore pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Gjatë pasdites, vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin, duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, të cilat do të jenë më të theksuara në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të variojnë:

në bregdet nga 14°C deri në 25°C,
në zonat e ulëta nga 9°C deri në 25°C,
në zonat malore nga 7°C deri në 19°C.

 

Të fundit