Flash News

KRYESORE

E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot mediat pro qeveritare i bëjnë ‘fresk’ Evi Kokalarit

E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot

Në vitin 2021, kreu i demokratëve Sali Berisha nisi ‘Foltoren’, e cila sikurse u faktua, synonte rikthimin e sovranitetit në Partinë Demokratike, pas tranzicionit të shkaktuar nga Lulzim Basha.

Pjesë e turit të takimeve u bë edhe aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, e cila u shfaq krah Berishës duke sulmuar qeverinë Rama dhe Lulzim Bashën.

Shqiptarja.com dhe Gazeta Tema kanë qenë disa nga mediat që e sulmuan Kokalarin sapo u shfaq në një tryezë me Berishën.

Portali i Carlo Bollino iu referua në disa artikuj si “mbështetësja amerikane e Berishës”, apo si “antiamerikane”.

E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot

Gazeta Tema, në kohën kur Kokalari zhvillonte turin e “Foltores” krah Berishës, i nxorri një skandal që lidhej me thyerjen e rregullave të Covid-19. Me titull “Evi Kokalari, në qendër të një skandali në SHBA pas rikthimit nga foltorja e Berishës”, lajmi në fjalë ngjante si një bombë që as forcat xheniere nuk do ta çaktivizonin dot.

E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot

Por, sulmet e njëpasnjëshme të dy portaleve ndaj Evi Kokalarit u shuan shpejt, pasi vetë ajo doli kundër “Rithemelimit” asokohe, me pretendimet që bëri publike.

Bollino i dha hapësirë si botuese opinionesh në portalin e tij duke i shfrytëzuar shkrimet si një armatë e dobët për të goditur mbështetjen ndaj Berishës. Madje, i jep jehonë çdo reagimi të Kokalarit ndaj zhvillimeve brenda Partisë Demokratike.

Edhe Gazeta Tema, që dikur 'e masakronte' në artikuj, sot i referohet si 'aktivistja' dhe reagimet e saj i vendos në ballinën kryesore.

E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot E sulmuan si ‘antiamerikane’ kur ishte krah Berishës, sot 

Të fundit