Flash News

KRYESORE

Rezoluta e PS për ‘ndërhyrjet e huaja’, deputeti: Shqipëria nuk rrezikohet nga rusët e Uraleve, por nga 'rusët' e Lanës

Rezoluta e PS për ‘ndërhyrjet e huaja’, deputeti:

Deputeti i opozitës së re, Erion Piciri ka ironizuar projekt-rezolutën e dorëzuar këto ditë në Kuvend nga PS për ndërhyrjet e huaja (kryesisht ato ruse) në proceset elektorale dhe debatin publik.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se Shqipëria nuk rrezikohet nga rusët e Uraleve, por nga 'rusët' e Lanës, që sipas tij, kanë mbi një shekull që pengojnë rikthimin tonë në Europë.

“Këta që kapin me dredhi dhe grabisin shtetin, që flasin shqip dhe bëjnë si patriotë, janë për ne 'rusët' më të dëmshëm mbi tokë. Këta nuk i ndalon asnjë rezolutë, por një shqisë për t'i dalluar, një mendje për t'i kuptuar, një popull për t'i refuzuar dhe një drejtësi për t'i dënuar...”, shkruan deputeti.

Të fundit