Flash News

KRYESORE

Rikthehet izolimi? Rama mbështetësve të opozitës: Do ju ndalohet të lëvizni nga Shqipëria për 10 vjet

Rikthehet izolimi? Rama mbështetësve të opozitës: Do ju

Kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar mbështetësit e opozitës se nëse vazhdojnë revoltat, do t’u ndalohet lëvizja jashtë Shqipërisë deri në 10 vjet.

Në një takim me banorët e njësisë administrative nr. 1 në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në Parlament.

Sipas kryeministrit, kush kryen krim elektoral do t’i ndalohet dalja nga Shqipëria për pesë, deri në 10 vjet.

“Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi”, tha Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen pas situatës së tensionuar në disa KZAZ të vendit.

Të fundit