Flash News

KRYESORE

Sali Berisha pret në zyrë pedagoget e PD-së: Me mësuesin, me frymëzuesin tonë të lirisë

Sali Berisha pret në zyrë pedagoget e PD-së: Me mësuesin, me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në zyrë disa ish-deputete dhe deputete aktuale të Partisë Demokratike, të cilat kanë qenë më parë pedagoge në universitetet shqiptare.

Të pranishme në takim ishin deputetet Valentina Duka dhe Fatbardha Kadiu, si dhe dy ish-deputetet Albina Deda dhe Arbjola Halimi.

Ato shprehen se ndihen të privilegjuara për këtë takim, ndërsa tregojnë se Berishën e kanë njohur për herë të parë në bankat e shkollës, si pedagog.

“Me mësuesin, me frymëzuesin tonë të lirisë. Prof. Dr. Sali Berisha. 7 Mars i privilegjuar! Mirënjohje gjithnjë”, shkruan Halimi.

“Të dashur miq! Ndjehem e privilegjuar që festen e 7 Marsit e festova duke i përcjellë urimet Profesorit tim të mjekësisë njëkohesisht dhe mësuesit tonë të lirisë, Dr.Sali Berisha. E prej këtu po ju dërgoj urimet më të mira të gjithë mësuesve të mi. Homazh për ata që nuk jetojnë dhe respekt e mirënjohje për të gjithë”, shkruan Deda.

Të fundit