Flash News

KRYESORE

Samsung Electronics renditet në vendin e 6-të, në brendet më të mira globale të Interbrand

Samsung Electronics është renditur i gjashti në listën "Brendet më të Mira Globale" të Interbrand, me një vlerë brendi prej 61.1 miliardë dollarë. Kjo renditje i rrit me 2 përqind vlerën e brendit.

Cilët janë faktorët e kësaj arritjeje?

- Lançimi i vazhdueshëm i produkteve inovative që i përshtaten stilit të jetës, trendeve dhe nevojave të reja të konsumatorëve, duke përfshirë frigoriferin BESPOKE, Sero TV dhe Galaxy Fold

- Potenciali i fortë i rritjes i bazuar në teknologjitë e ardhshme të inovacionit përfshirë 5G, AI, IoT dhe biznesin e automjeteve.

- Pozicioni numër një në botë në tregun e gjysmëpërçuesve të memories dhe udhëheqjen e teknologjisë në industri

Lançimet e Galaxy nuk janë ndalur. Kompania drejtoi industrinë në kategorinë e palosshme të smartfonëve duke lançuar Galaxy Fold dhe vazhdoi përpjekjen e saj për të qënë pranë konsumatorëve me tregimin e markës së Samsung "Bëj atë që nuk mund të bësh". Ekranet vizuale, udhëheqëse të tregut për 13 vjet rresht, jo vetëm që ofruan përvoja të reja shikimi për konsumatorët përmes ekraneve QLED 8K dhe mikro LED, por gjithashtu reflektuan më tej stilin e jetës së konsumatorëve me prezantimin e The Sero, The Frame dhe The Serif.

Udhëheqja e tregut dhe investimet në inovacion të Samsung gjithashtu kontribuan në vlerësimin e suksesshëm të këtij viti. Investimet e kompanisë nuk ishin të kufizuara në kërkim dhe zhvillim brenda vendit, por gjithashtu përfshinin përpjekje për të zgjeruar ekosistemin e produkteve të saj përmes partneriteteve strategjike, si dhe investime në startup-e që kanë kultivuar mundësi të reja biznesi në një larmi fushash, përfshirë industrinë automobilistike.

"Jemi të emocionuar që përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar risi domethënëse që kënaqin konsumatorët dhe i ndihmojnë ata të jetojnë jetë më të mirë janë vlerësuar," tha YH Lee, Drejtor i Marketingut në Samsung Electronics.

“Për të përforcuar më tej brandin tonë, ne do të vazhdojmë të mësojmë nga konsumatorët tanë, si dhe të udhëheqim ndryshime në shoqëri përmes inovacionit, në mënyrë që të gjithë të mund të lulëzojmë së bashku”-tha më tej.

Pas shpalljes së njoftimit për Brandet më të Mira Botërore të Interbrand të këtij viti, samiti i Brandeve në të Mira Globale do të mbahet në New York City më 23 tetor.

Të fundit