Flash News

KRYESORE

Sarandë/ Në pranga 34 vjeçari, u kap me 32 kg kanabis

Policia Kufitare në Qafë Botë arrestoi një 34 vjeçar dhe sekuestroi 32 kilogramë kanabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet duke përdorur edhe qenin antidrogë, uniformat blu konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Drejtuesi i mjetit, me inicialet N.R., 34 vjeç, banues në Sarandë u vu në pranga. Ndërkohë policia kufitare shkëmbeu menjëherë informacion me homologët grekë për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.

Prokuroria vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Të fundit