Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 2500 koli me cigare kontrabandë në Durrës, me vlerë 184.6 milion lekë

Janë sekuestruar afro 2500 koli me cigare kontrabandë në Durrës. Gjatë kontrollit të kontenieriereve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Malli i sekuestruar në total është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”. Vlera e tij përllogaritet 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh. Më herët në muajin prill u  sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe me partnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet hetimore.

Të fundit