Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 5.2 mln euro dhe 7 apartamente, dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale

Sekuestrohen 5.2 mln euro dhe 7 apartamente, dyshohet se janë të

Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit "Forca e ligjit", ka sekuestruar rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Policia bën me dije se prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën "Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale" në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim të datës 23 janar 2019.

Mësohet se sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente.

Të fundit