Flash News

KRYESORE

Sfida e dyfishtë e Klevis Balliut: Mbiemri im ka ndikim në PD, por s’jam në listë si djali i Fahri Balliut

Sfida e dyfishtë e Klevis Balliut: Mbiemri im ka ndikim në PD, por

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Klevis Balliu duket se është mjaft i ndikuar për shkak të mbiemrit të tij dhe përveç  garës elektorale duhet të sfidojë ngarkesat që vijnë prej mbiemrit dhe ndikimit të të atit në parti.

Balli u përfshi në garë në kuadër premtimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrjen publike.

Vetë Balliu është i parimit se, “një i ri sjell ide të reja, botëkuptim dhe perceptim të ndryshëm se si mund të funksionojë sistemi politik apo ekonomik i vendit”.

“Të thuash që mbiemri im nuk ka ndikim në PD do të ishte mashtrim. Po të thuash që unë jam në listë për shkak të mbiemrit tim gjithashtu është një mashtrim. Mua nuk duhet të më jepet gjithçka sepse jam djali i Fahri Balliut dhe gjithashtu nuk mund të më mohohet gjithçka vetëm se jam djali i Fahri Balliut. Është më se logjike dhe normale që një djalë, i dashuruar pas politikës, i rritur me frymën demokratike dhe me figura politike si Azem Hajdari, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të ketë dëshirën të angazhohet në atë parti me të cilën këta njerëz kanë sjellë ndryshime thelbësore, qoftë për ekonominë e vendit, por edhe për kulturën e vendit, duke bërë një ndërthurje të moralit dhe traditave shqiptare me politikat moderne…”, përgjigjet ai.

 

Të fundit