Flash News

KRYESORE

Shkelën masat kufizuese, gjobiten 71 këmbësorë,  34 shoferë dhe 24 biznese

Shkelën masat kufizuese, gjobiten 71 këmbësorë,  34

Strukturat e Policisë kanë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me masë administrative 10.000 lekë, 71 persona, pasi u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po ashtu, sipas policisë janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, si dhe 24 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Të fundit