Flash News

KRYESORE

Shkon në 28 numri i të arrestuarve për tërmetin, sot në pranga një tjetër biznesmen

Shkon në 28 numri i të arrestuarve për tërmetin, sot në

Ka shkruar në 28 numri i të arrestuarve në sajë të megaoperacionit që policia e Tiranës po zhvillon ndaj personave të dyshuar lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në pranga kanë përfunduar me urdhër të prokurorisë së Tiranës zyrtarë dhe ish-zyrtarë, por dhe ndërtues, të cilët dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sot u bë i mundur edhe arrestimi i një tjetër biznesmeni në fushën e ndërtimit, Fejzo Dyrmishi. Ky aksion u shtri edhe në Kashar dhe në Farkë, duke bërë të mundur ndalimin e ish-shefit të Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta si dhe Bardh Plaku, ish-kreun e Komunës së Farkës, Anila Harxhi dhe Stela Maze (të dyja arkitekte). Po ashtu në polici është shoqëruar dhe Besnik Fuçia, ish-kreu i komunës Kashar etj.

Të fundit