Flash News

KRYESORE

Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, mbyllen shkollat në disa qytete; Venecia anulon karnavalet

Shkon në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, mbyllen

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali. Në provincën Kremona, një grua e sëmurë rëndë u shtrua në spitalin e Onkologjikut pasi vuante nga kanceri, ndërkohë që dyshohet se kishte marrë edhe koronavirus.

Në Venezia autoritetet lokale morën vendimin që të anulojnë karnavalet.

Po ashtu marrë masa parandaluese ku janë mbyllur shkollat deri më 1 mars në Lombardi, Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte.

Sipas mediave italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht.

Mediat italiane theksojnë se koronavirusi po përhapet me shpejtësi nga Pavia në Milano, nga Kremona në Valtellina, ndërsa qeveria ka miratuar një dekret urgjent për ‘rrethimin’ e zonave.

Në Lombardi dhe Veneto nuk mund të hyhet dot, pa u pajisur me një leje paraprake.

Burimi: Ansa.it

Të fundit