Flash News

KRYESORE

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit krijon paqartësi te BE, Vlahutin: Takime për të kuptuar si do funksionojë axhenda

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit krijon paqartësi te BE,

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit ka krijuar paqartësi te përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Shqipëri. Ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se ka ende paqartësi për ndryshimet që do të kenë mekanizmat, ndërsa tha se do të zhvillojë takime në ditët në vijim për të kuptuar se si do të funksionojë axhenda europiane e Shqipërisë.

“Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim në mënyrë që të kemi mundësinë të kuptojmë plotësisht dhe të biem dakord si do të funksionojë, organizohet dhe bashkërendohet axhenda europiane”, u shpreh Vlahutin.

Vlahutin theksoi se muajt në vijim do të jenë kyçe për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, ndërsa njoftoi se procesi i vetting-ut do të brenda dy javësh.

Ministre në qeverinë e Ramës? Majlinda Bregu: Jam lodhur duke përgënjeshtruar

Të fundit