Flash News

KRYESORE

“Shoh CV-në tuaj, dy institucione shkelën ligjin për t’ju emëruar ”, kandidatja për kryeprokurore: Ishte interpretim zonjë

“Shoh CV-në tuaj, dy institucione shkelën ligjin për

Fatjona Memçaj është kandidatja e dytë që ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë në garën për postin e prokurorit të përgjithshëm.

Gjatë bashkëbisedimit, ajo është pyetur nga anëtarët e KLP mbi vizionin e saj për drejtimin e organit qendror të akuzës.

Ndër pyetjet që iu drejtua ishte nga Nurihan Seiti, e cila duke parë CV-në e kandidates tha se “Emërimi juaj ka detyruar dy institucione të rëndësishme si Prokurorinë e Përgjithshme dhe presidentin të shkelin ligjin duke ju emëruar ju sepse nuk i plotësonit 7 vjet për tu emëruar si prokurore. U bë debat për këtë, cfarë mendoni për veten tuaj se dy institucione shkelen ligjin për t’ju emëruar ju?”.

Në përgjigjen e saj, Memçaj u përgjigj se nuk ka të bëjë me shkelje ligji për me një interpretim të tij.

“Për mua nuk ka patur shkelje ligji. Kam marrë 5 vota nga 6 votat e nevojshme. Mbi këtë votim jam propozim nga PP i kohës te presidenti që në këshillë kishte përfaqësuesin e vet.

Shkak pse ekzistoi kjo gjë që thoni e që keni dëgjuar, nuk ka të bëjë me ligjshmërinë e emërimit. Kam kaluar nga një këshill, nga PP dhe presidenti. Jam shumë e sigurt as për hatrin tim nuk do kishin shkelur ligjin , jo shkelje ligjore zonjë, por interpretim dhe në vlerësimin e dikujt tjetër në mënyrës se ka gjykuar të tillë”, tha kandidatja.

Të fundit