Flash News

KRYESORE

'Shpëtojnë' mësuesit: Qeveria tërhiqet nga plani për t'u marrë gjysmën e rrogës për 'Solidaritetin'

'Shpëtojnë' mësuesit: Qeveria tërhiqet nga plani

Ministria e Arsimit është tërhequr sot nga vendimi për t'u mbajtur gjysmën e rrogës mësuesve si 'ndihmë vullnetare' për dëmet e tërmetit të javës së shkuar. Një burim i Politiko.al thotë se mesuesit kane marre nje njoftim te dyte sot ku njoftohen se 'rroga e muajit do te merret e plote'.

Politiko botoi mbrëmë një lajm pas sinjalizimit nga burime të shumfishta se mësuesit do të duhej të jepnin gjysmën e rrogës për 'Fondin e Solidaritetit'. Një komunikim i eprorëve nëpër shkollat e Tiranës u bënte me dije mëdimdhënësve se rroga e dhjetorit do të kalohej vetëm përgjysmë për shkak se pjesa tjetër do të mbahejt për të ndihmuar 'të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit".

Kjo do të ishte e pandershme, jo vetëm se jemi në prag të festave, por edhe se kjo është marrje me detyrim, jo vullnetare. Solidaritet dhe ndihmë vullnetare quhet kur na propozohet të kontribuojmë dhe mësuesit e bëjnë këtë sipas mundësive", i tha një mësuese gazetares së Politiko.

Të fundit