Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndriçim Kulla
Njerëzit që përbëjnë një shoqëri njerëzore, një popull dhe një shtet, ndahen në shumë klasa e kategori. Një nga këto ndarje është dhe kjo: njerëz që ndiejnë përgjegjësi dhe njerëz që nuk ndjejnë përgjegjësi. Të parët kanë një kuptim të thellë të historisë, kanë një shqetësim për të ardhmen dhe veprojnë tërë jetën e tyre si misionarë të ndritur për respekt të vlerave të ndryshme që u janë lënë trashëgim nga të parët dhe për të krijuar kushte më të mira, më fisnike dhe më të shëndetshme për brezat që vijnë. Këta e kuptojnë jetën si një vazhdimësi të pambaruar dhe jetën e tyre personale si një nyje të ndërgjegjshme në këtë zinxhir të gjatë. Veprojnë paprerësisht duke pasur në mendje të shkuarën dhe të ardhmen si në një përfitim tërësor.
Një ndarje e tillë më erdhi menjëherë ndër mend teksa po shikoja gjithë këto ditë ecejaket e përditshme të njerëzve dhe politikës, në tubimet e tyre për çështjen e Astirit. Edhe pse problemi i legalizimeve është i trashëguar prej kohësh, çështja kryesore që nuk është trajtuar aspak në gjithë këtë problem është raporti i shtetit me popullin e vet. Fabula e shtet-bërjes është ajo që tirret dhe ushtohet fort nga mediat (e manipuluara nga propaganda) në çdo rast që ka probleme të tilla. Kishim më parë ata që s’paguanin faturën e dritave, e që u “demonizuan” nga forca e fabulës së shtet-bërjes për t’u veçuar nga populli si e keqja e tij. Pastaj, vijuam me ata që s’paguanin ujin, e përsëri trajtimi qe i veçuar, përbuzës, në emër të shtetit që “shtron” në binarët e ligjit “ copat” e këqija të popullit.
E tani, doli problemi i legalizimeve, që shteti në bërjen e tij, pasi i ka zgjidhur të gjitha problemet e tjera, nuk mund ta tolerojë kurrësesi, sepse zhvillimin nuk mund t’ia prishin ca “zaptues tokash” dikur, këtu e 20 e kusur vjet përpara. Është një fabul që është formuluar keq që në fillim, por që ka pasur gjithmonë efekt në kundërvënien e shtetit me popullin e keq, zaptues, mos-pagues, falë demagogjisë dhe cinizmit të shumicës dhe mos-aftësisë së pozitës për të mbrojtur para së gjithash dinjitetin njerëzor në rradhë të parë, e pastaj social dhe ekonomik të këtyre njerëzve.
E gjithë Shqipëria, në shumë pjesë të saj ka pasur informalitet në pagimin e dritave, ujit, në ndërtimin e shtëpive, dyqaneve për të jetuar, e kështu me rradhë. Por harrohet se këto të gjitha bashkë përbëjnë kushtet minimale të jetesës së një populli. Pra, gjatë gjithë këtyre 28 viteve, këto kushte kanë bërë popullin shqiptar, me vlerat dhe njollat e tij. Atëherë a mund t’i kundërvihet një shumicë me fabulën e shtet-bërjes procesit të “bërjes” së popullit të vet. Se nuk mund të flitet kurrësesi për një “pakicë të keqe” që duhet t’i bindet “shumicës së mirë”, këtu duhet të flitet për një proces të mirë-studiuar reformash, edhe sociale, që duhet të zëvendësojë një proces të tërë të kryer liberalisht dhe pa rregull.
Ndaj, populli duhet të trajtohet si i tërë i përfshirë në këtë proces, jo të denigrohen me arrogancë e cinizëm, vetëm sepse janë pak. Përkundrazi, shtëpi për t’u prishur në vendet ku kalon rruga do të ketë gjithmonë, në të gjithë Shqipërinë, edhe në vitet që do të vijnë. Këtu fabula e shtet-bërjes s’pi ujë kur përballet me procesin shqiptar të komb apo popull-bërjes. Këtu e qindvjet më parë i madhi Fishtë, pasi qe bërë Shqipëria, kërkoi të bëheshin shqiptarët. Po si? “Nuk âsht qi Shqyptari të jét shqyptár vetem me fis, me gjak, me trup; por duhet qi të jét shqyptár me shpírt: así shqyptari, qi të perbajë komin e jo vetëm popullin”.
Është e trishtë dhe e rrezikshme, e gjithë kjo sjellje arrogante e fabulës së shtet-bërjes, sepse po përçan shqiptarët, po bllokon procesin e popull-bërjes të shkojë në komb-bërje të vërtetë, pasi nuk tregon shpirt, moral, transparencë, barazi e sinqeritet në trajtimin e problemeve. Po njëlloj, ndodhi edhe me “ngelësat”, duke i trajtuar si të këqinjtë, për të cilët populli që paguan taksa dhe mazhoranca shtet-formuese duhet të merrte masa për t’i vënë në udhën e drejtë. Mirëpo studentët me atë lëvizje genuine, të sinqertë, solidare, u bashkuan të gjithë bashkë, në emër edhe të ngelësave, për të zgjidhur problemet e tyre.
Trajtimi i të mirëve ndaj të këqinjëve, që propaganda e kish përdorur gjithmonë, edhe në shumë raste të tjera, kësaj rradhe nuk dha rezultat. Përkundrazi u kthye në bumerang, sepse kështu duhet të veprojë, e bashkuar si një e tërë, çdo grupim, shtresë apo kategori kur përsëndytet e keq-trajtohet verbalisht e ligjërisht një pjesë e saj. Ajo që ndodhi me studentët është dita më e bukur e Shqipërisë, edhe pse populli studentor u ngrit kundra arrogancës së konsiderimit të një pjese të vet si të keqe. Kjo duhet të kishte qenë gjithmonë përgjigjia e çdo kategorie njerëzish që e ndjejnë thellë parësisht përgjegjësinë e tyre historike, përtej problemit personal ose problemit të caktuar të një shtrese.
Nuk ka popull të keq e popull të mirë, kjo fabul që nuk harmonizon, por përçan njerëzit, ky proces shtet-formues që i është kundërvënë procesit popull-formues drejt rrugës së vet të natyrshme të komb-formimit, mori dje një model përgjithësues shembullor. Kështu, në mënyrë solidare veprohet kur shahen e nëpërkëmben disa në emër të të gjithëve. Çdo shtresë duhet të mbrojë dinjitetin e vet, kjo do të bëjë popullin, kombin. Kështu, dhe shtet-formimi duhet t’i përshtatet këtij procesi me përgjegjësinë e një misioni historik. Për këtë arsye, sot na duhet të lëvdojmë studentizmin, si fazën më të shkëlqyer të këtij procesi, të kësaj kategorie të përgjegjshmish që duhet të bëhen dalngadalë klasë shoqërore udhëheqëse e Shqipërisë të së ardhmes.
Dje, ne që të gjithë mendonim se Shqipëria qe “plakur” aq shumë sa të qe bërë imune ndaj reagimit, morëm një përgjigjie të madhe. Shpirti i këtij populli nuk qenka plakur, i plakur dhe si mbreti lakuriq është sot vetëm shpirti i politikës. E që të vishet e rinohet për të ardhur e të bisedojë me studentizmin, lipset një sinqeritet i ri në raport me problemet, një transparencë e re në raport me të vërtetëm, dhe një veshje krejtësisht rinore e re në raport me pushtetin dhe qeverisjen e tij.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38