Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Osmani
Kishim vite pa u parë me mikun tim Bujar Alimani. Më priste te kafja përballë Milenium.
Nga Bujari që kisha takuar para 7 vitesh ne Berlinale ndryshonte pak. Kishte pak më shumë bark dhe kishe lënë një mjekër të vogël të këndshme. Por energjia dhe dinamizmi ishin të njëjtë. Kujtimet e shkollës që sillnim në bisedë me shumicë e bënin të na dukej sikur ishim parë dje për herë te fundit.
Në Berlinale ndoqa 'Amnistinë' e dy Shqipërive te Alimanit, të asaj të shkëlqimit të ish-Bllokut dhe Shqipërisë së xhamave të thyer si dhëmbët e prishur të kohës ku jetojmë. Prej dy Shqipërive të 'Amnistisë', filmi 'Delegacioni' na çon në Shqipërinë gri të thellë të komunizmit, ku koha lëviz ngadalë dhe në mënyre çnjerëzore sa gati ngec në përjetësinë e çnjerëzores.
Skenari i filmit, shkruar nga Artan Minarolli, fillon në një kamp përqendrimi komunist diku në veri të Shqipërisë. Ushtarë me kallashnikovë në duar tek i bëjnë roje varfërisë se tejskajshme shpirtërore e materiale të vetes e të Shqipërisë. Njerëz, të burgosur si grumbull leckash qe marrin frymë, ku më të fortët prej tyre ende shpresojnë të dalin prej ferrit. Por është e qartë prej dialogëve, që nën leckat duken se pulson morali i Shqipërisë, i vetmi moral që kish mbetur në botën shqiptare, ishte aty, fshehur mes leckave. Njerëzit me lecka ishin njerëzit më humanë dhe më të guximshëm të botës shqiptare. Kjo ndihet në frymën që përcjell filmi 'Delegacioni'. Çdo tablo e detaj është zgjedhur dhe pikturuar mjeshtërisht nga regjisori Bujar Alimani dhe luajtur mrekullisht prej aktorëve. Ne qe e kemi jetuar komunizmin na dukej sikur kampin e përqendrimit e kishim nxjerrë nga poshtë lëkurës sonë, aty ku flinte ende koha e komunizmit.
Më pas vjen një Aro, nga ato të kohës se komunizmit. Iu desh kohë e mundim i veçantë Bujarit dhe ekipit të siguronte një Aro të asaj kohe gri komuniste. Ne makinën tip Aro ka katër persona.
Spiro, një punonjës i Ministrisë së Brendshme të sistemit komunist, i interpretuar shumë bukur në çdo detaj nga Ndriçim Xhepa. Njeriu qe e kish krijuar dhe e mbronte këtë sistem si dhe sa mundte. I dyti, një xhelat i komunizmit, Asllan Beshiri një specialist i torturave, një krijese e përçudnuar e një kohe të përçudnuar. Jetonte për sistemin, ishte vetë sistemi; herë ishte vetëm një revole, herë ishte gjithë padituria, injoranca dhe egërsia e botës gri. Interpretuar në mënyrë brilante nga Xhevdet Ferri.
I treti ishte shoferi, një personazh gri i kohës gri si shumica e shqiptarëve që përpiqej të mbijetonte në një kohë të egër e të çmendur. Një rol i interpretuar në mënyrë të mrekullueshme nga Kasëm Hoxha.
I katërti dhe me i rëndësishmi, një i burgosur politik, profesori Leo, i dënuar për agjitacion e propagandë. Në fillim mendon se do ta vrasin (pasi e nxorën nga kampi i përqendrimit) dhe kërkon ujë si të shuajë një zjarr që befas i ka filluar në stomak. Në
të vërtetë e kërkojnë që të takojë Kryetarin e Delegacionit (nga vjen edhe emri i filmit) që ka qenë shok shkolle me Leon në Universitetin e Pragës. Ndaj e rruajtën dhe pastruan me një berber special, i dhanë një pallto të re qe te mos dukej kaq e errët nata e thellë që po hiqte Shqipëria dhe profesori Leo. Ky rol interpretohet në mënyre krejtësisht perfekte prej Viktor Zhustit.
Makina Aro pëson një defekt që do të detyrojë katërshen tonë të presë. Kjo ndalesë do t'i japë dramës një zgjidhje te paparashikueshme, por ndoshta më logjike dhe të natyrshme.
Konflikti i përhershëm midis Xhelatit dhe Viktimës i botës së komunizmit rilind në një dritë të beftë vdekjeje, ku profesori Leo do të thotë diçka që i bren kockën Asllan Beshirit. I përmend gocën e tij që kish ikur me ambasadat, dhe thotë që gocës së tij i vjen turp për babanë e saj, Asllanin. Kjo ishte vërtet një goditje shumë e fortë për ngurtësinë çnjerëzore ku jetonte Asllan Beshiri, i cili nxjerr pistoletën dhe qëllon mbi Leon duke e lënë pa jetë.
Teatri absurd brenda makinës Aro përfundon këtu, si për të thënë edhe një tjetër të vërtetë të trishtë, qe Xhelatët nuk para ndihen fajtor anëve të Shqipërisë dhe po të mundnin do të vrisnin prapë. Bota shqiptare e ka të vështirë të mësojë nga gabimet.
Bota shqiptare ulet mbi gabimet dhe jeton dhe vdes e gabuar. Kështu mund të jetë një interpretim/përfundim i filmit 'Delegacioni' të Alimanit.
…
Ndërkohë që në Aron komuniste zhvillohej drama absurdi-vrastare, në Tiranë luhej një tjetër komedi/tragjedi ku pjesëmarrës ishin kryetari i delegacionit që kish studiuar së bashku me Profesor Leon në Pragë, nëna e Leos dhe dy apartçikë të sistemit komunist. Ndoshta më shumë se gjithçka nëna e Leos përfaqëson Shqipërinë e kohës komuniste. Rrethuar me ca mobilie propagandë që i kane sjellë me ngut për t'i bërë “shpëlarje truri” kryetarit të delegacionit, nëna e Leos duhet të heshtë e të jetojë një tjetër dimension tragjedinë e saj që është komedia e radhës për apartçikët e komunizmit. Hesht dhe dëgjon propagandën e shpëlarë, njësoj si Shqipëria që hesht dhe dëgjon propagandë, njësoj si Shqipëria që fle në propagandë, derisa sa bëhet e drunjtë e duket sikur nuk do të zgjohet më.
…
Ka pak momente në letërsinë shqiptare, dhe akoma më pak në kinematografinë shqiptare (ai i kthimit me inventar të gjoja-shtëpisë së nënës së Leos) ku Shqipëria është lakuriq, e lodhur, e frikësuar nga çfarë i ndodh çdo ditë, e drobitur, gati e dorëzuar para çnjerëzores. Kështu mbyllet filmi 'Delegacioni' i Bujar Alimanit duke na treguar një të vërtetë mbi te cilën duhet të reflektojmë të gjithë në qoftë se duam një të ardhme më me dritë për fëmijët tanë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38