Flash News

KRYESORE

Shqiptarët nuk janë as 20% në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Shqiptarët nuk janë as 20% në ushtrinë e Maqedonisë

Maqedonia e Veriut synon që të anëtarësohet në NATO por qasjen nuk e ka euro-atlantike ndaj etnive të tjera. Fundjavë që sapo u mbyll u festua edhe krijimi i 27 vjetorit të armatës ku dhe u bë një përmbledhje e situatës.

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, gjatë kohës si koordinator qeveritar për në NATO vitin e kaluar theksoi se ka ndryshim të qasjes dhe zotim se do të arrihet përfaqësimi i duhur i shqiptarëve.

“Ne kemi profil ndryshe nga qeverisja e kaluar. 16 apo 17 % janë shifrat që nuk kanë ndryshuar gjatë 10 viteve të kaluara. Do të kenë mundësi shqiptarët të jenë më inkluziv në të gjitha nivelet e shtetit, edhe në mbrojtje. Kjo do të përshpejtohet kur do të përfundojë procesi i qasjes për në NATO. “, tha atëkohë Pendarovski, tani në rolin e komandantit të forcave të armatosura.

Numri i shqiptarëve në ushtrinë maqedonase aktualisht arrin në 1440 të punësuar ose 19.04%.

Ndërkohë që edhe pse mendohet se ata janë mbi 35% e popullsisë maqedonase (regjistrimi i ri pritet që të kryhet në vazhdim), janë të keqpërfaqësuar në strukturat e mbrojtjes dhe shtetit ka qasje diskriminuese. Nga 10 gjeneralë që ka vendi, vetëm 1 është shqiptar.

Të fundit