Flash News

KRYESORE

Si ndikojnë ndryshimet e motit në shëndetin e njeriut

Si ndikojnë ndryshimet e motit në shëndetin e njeriut

Rritje të temperaturës, ulje të sasisë së reshjeve dhe rritje të nivelit të deteve, janë efekte të pritshme të ndryshimeve klimatike, të cilat pritet të ndikojnë edhe në shëndetin e njerëzve dhe profilin e sëmundshmerisë.

Kështu, bazuar në skenarët e klimës, për shkak të ndryshimeve klimatike, pritet të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë, dhe vjeshtë më të thatë. Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe mundësisë së avullimit, çka nuk do të balancohet me reshje. Por nga ana tjetër, si pasojë e rritjes së temperaturave, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe. Rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra të cilat shtojnë më shumë rrezikun e zjarreve.

Të gjitha këto pritet të ndikojnë me shpeshtim dhe intensitet të lartë të valëve të nxehtësisë, cka mund të rrisë numrin e vdekjeve kardiovaskulare apo respiratore të shkaktuara nga nxehtësia e verës.  Nga ana tjetër, reshjet ekstreme mund të përkeqësojnë problemet ekzistuese të sëmundjeve, aksidenteve dhe lëndimeve që lidhen me ujin.

Shqipëria, si vend mesdhetar, mbart potencial për përhapjen e sëmundjeve tropikale, si ethet Çikungania, ethet tropikale dhe sëmundje të tjera. Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë më tej situatën e sëmundjeve që shkaktohen nga cilësia e keqe e ajrit në të gjitha qytetet kryesore të vendit, por veçanërisht në Tiranë. Po kështu, rreziku i alergjive nga ndotja është më e madhe.

Të fundit