Flash News

KRYESORE

Skandal në Maqedoninë e Veriut, zv/ministri merr 1 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale

Skandal në Maqedoninë e Veriut, zv/ministri merr 1 mijë euro

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një tjetër skandal. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asim Musa, është filmuar duke marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale. Ai punon në spitalin Strugës, ndërkohë që për një ndërhyrje paguhej rreth 1 mijë euro.

Emisioni “Fiks Fare”, publikoi skandalin pas tri muajve hetime. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë, dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë.

Ai bënte ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe. Në filmime paraqitet zv/ministri që u tha bashkëpunëtorëve se do ua hiqte tarifën prej 150 eurosh që kushtonin analizat , duke ia faturuar gjithçka brenda pagesës 1000 euro.

Musa tha se si kapar, “i sëmuri” duhet që të linte 50 euro për qejf, por ditën e operacionit ata duhet që të dorëzonin edhe 1 mijë euro.  Pritet që ditën e nesërme të merret masë ndaj Musait dhe të shkarkohet nga puna.

Të fundit