Flash News

KRYESORE

Skandali me të dhënat e përdoruesve, Zuckerberg nuk do t’u përgjigjet ligjvënësve britanikë

Skandali me të dhënat e përdoruesve, Zuckerberg nuk do t’u

Themeluesi i rrjetit social ‘Facebook’, Mark Zuckerberg nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve britanikë, për të shpjeguar sesi të dhënat e miliona përdoruesve ranë në duart e firmës politike Cambridge Analytica.

Sipas “Reutres”, në një letër të lëshuar nga ‘Facebook’, në vend të Zucerberg, para komitetit për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport, do të paraqitet Mike Schroepfer, shefi i teknologjisë në ‘Facebook’ ose shefi i produkteve ‘Chris Cox’.

Ndërkohë ky komitet ende nuk ka komentuar lidhur me këtë lajm.

Kujtojmë se javën e kaluar, Zucerberg kërkoi falje për gabimet që ka bërë ‘Facebook’ dhe premtoi se do të ndërmarrë masa më të ashpra që të kufizojë qasjen në të dhënat e përdoruesve.

Të fundit