Flash News

KRYESORE

Sofja angazhon Parlamentin Europian: Shqipëria të njohë minoritetin bullgar

Sofja angazhon Parlamentin Europian: Shqipëria të njohë

Deputetë të Parlamentit Evropian, nga shtete dhe parti të ndryshme, janë duke përgatitur një letër për Kuvendin e Shqipërisë, ku do të kërkohet njohja e minoritetit bullgar në vendin tonë.

Televizioni bullgar ‘bTV’ raporton se kjo letër do u dërgohet autoriteteve shqiptare për të përfshirë bullgarët në listën e tetë minoriteteve të njohura tashmë nga Tirana.

Deputetët kërkojnë të merret parasysh edhe raporti i Parlamentit Evropian ku kërkohet garantimi i të drejtave të bullgarëve etnik në zonat e Prespës dhe Gorës.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mori një telefonatë nga homologu i Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili i kërkoi njohjen e minoritetit.

Të fundit