Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Studentët e nisin vitin e ri akademik me protesta: Një dimër i gjatë na pret përpara
Viti i ri akademik ka nisur me protesta para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Studentët janë shprehur të zhgënjyer me ‘Paktin për Universitetin’, pasi sipas tyre asgjë nga problematikat e studentëve të parashtruara një vit më parë, nuk kanë ndryshuar.
Në një prononcim për mediat, një përfaqësuese e studentëve protestues tha se tubimet do të rinisin sërish deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Buxheti për arsimin është ulur me 3 mln euro. Abuzimet e drejtuesve universitar dhe pedagogëve të korruptuar vazhdojnë si më parë. Ndërkohë, për sapo të diplomuarit ka vetëm dy alternativa, call center ose emigracioni. Ne do vazhdojmë betejën, nuk do ndalemi deri në ndryshimin e tarifave. Një dimër i gjatë dhe i ftohtë na pret përpara. Sakrificat e prindërve tanë, besimi te njëri tjetri janë forca që në bashkon”, tha studentja.
Ata protestuan sot pasi anulimin e ligjit për arsimin e lartë, kërkojnë të rishihen tarifat për masterin, të rikonstruktohen godinat e universiteteve etj.