Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Studentja shqiptare: Situata në Kinë nuk është aq alarmante sa paraqitet në media
Studentja shqiptare Barbara Doda e cila studion në Kinë deklaroi se situata në shtetin aziatik nuk është aq alarmante sa paraqitet në media. Në Kinë jetojnë, studiojnë dhe punojnë rreth 400 shqiptarë. Në Shqipëri, si edhe vendet e tjera po ndiqet me vëmendje situata, pas përhapjes së koronavorusit, ku kanë humbur jetën 80 persona e janë infektuar mijëra të tjerë.
“Studentë ka 60, por shqiptarë që punojnë dhe studiojnë janë diku 400. Janë të shpërndarë në provinca të ndryshme. Komuniteti shqiptar është vërtetë shumë i bashkuar. Shqiptarët që janë atje janë mirë me shëndet. Nuk ka asnjë nga ata të prekur me koronavirus. Frika ekziston, por nuk është aq e fortë sa paraqitet në media, sidomos në Shqipëri. Në Vuhan ka shqiptarë, dy vajza janë për momentin atje. Një është në Shqipëri sepse ka ardhur. Ka ardhur më parë, por nuk besoj të jetë në rastet që përbëjnë rrezik. Ne kemi kontaktuar me ata, janë mirë. Madje njëra nga ato dha dhe një intervistë për median. Ndodhen në kampusin e shkollës”, tha Doda në emisionin “Opinion”.