Flash News

KRYESORE

Taulant Muka përkrah studentët: Ju kanë trajtuar si militantë, por ju jeni potenciali më i madh i vendit

Taulant Muka përkrah studentët: Ju kanë trajtuar si

Studiuesi Taulat Muka, i cili ka qenë gjithmonë në mbrojtje të arsimit shqiptar, është bashkuar dhe ditën e sotme në protestën e studentëve, ku ka takuar disa prej tyre dhe ka diskutuar shkurtimisht me ta.

Muka gjithashtu mbajti një fjalim të shkurtër para turmës së studentëve, ku theksoi se ata janë potenciali më madh i Shqipërisë dhe se duhet të vazhdojnë të protestojnë .

"Kjo është protesta e studentëve, protesta e së ardhmes. Çdo  parti politike ju ka trajtuar si militantë, po ju jeni potenciali më i madh i këtij vendi. Së bashku me disa intelektualë të tjerë ne do mbidhemi pak më vonë, do dalim t'ju mbështesim me një deklaratë se si duhet bërë reforma në arsimin e lartë. Vazhdoni rini, vazhdoni, ju jeni e ardhmja!", u shpreh Taulant Muka.

Kujtojmë që Muka, i cili denoncoi plagjiaturat në doktoratura të disa zyrtarëve, pëfshirë dhe ministre, ka përkrahur reformat në arsim. Ai u kthye nga Zvicra ditën e djeshme për të përkrahur studentët.

https://youtu.be/byptd41YEas

Të fundit